Mesfushori do të largohet nga Inter, dy destinacionet e mundshme për të!

Mesfushori do të largohet nga Inter, dy destinacionet e mundshme për të!

10:59, 08/04/2020

Matias Vecino është një nga largimet e sigurt në fund të sezonit nga Interi. Mbipopullimi i mesfushës është arsyeja kryesore e largimit të uruguajanit, për të cilin pritet të mos ketë shumë hapësira në sezonin e ardhshëm.

Kështu, Vecino ka vendosur të largohet dhe opsionet e mundshme për të janë dy ekipe. Destinacion sipas gjasave do të jetë Premier League, ndërsa misteri është se kë do të zgjedhë mesfushori.

Tottenham dhe Everton janë ekipet që përplasen për shërbimet e tij. Vecino është pjesë e Interit që nga viti 2017, kohë kur u mor për 24 milionë euro nga Fiorentina./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco