VIDEO/ Surpriza, Mourinho dhe 3 futbollistë të Tottenhamit stërviten në park

VIDEO/ Surpriza, Mourinho dhe 3 futbollistë të Tottenhamit stërviten në park

10:34, 08/04/2020

Futbolli dhe stërvitja në Angli është pezulluar por trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka befasuar të gjithë.

Tekniku portugez së fundmi së bashku me 3 lojtarë të tjerë është filmuar duke u stërvitur në një park në veri të Londrës.

Së bashku me “Special One” ishin Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele, të gjithë kanë injoruar plotësisht rregullat për distancimin social.

Pamjet dhe imazhet e trajnimit të lojtarëve u shpërndanë në Twitter nga kalimtarët e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco