'Premier League do ta anulojë pjesën e mbetur të sezonit', vjen deklarata nga...

'Premier League do ta anulojë pjesën e mbetur të sezonit', vjen deklarata nga...

08:59, 08/04/2020

Drejtori sportiv i Udineses, Perpaolo Marino, thotë se Premier League do të anulojë pjesën e mbetur të sezonit.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që kryeson me 25 pikë është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

 “Federata belge tashmë e ka miratuar vendimin për përfundimin e ligës, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga UEFA”, ka thënë Marino, në një intervistë të dhënë për Sportitalia.

“Në Angli, Premier League do ta publikojë një dokument të ngjashëm, sepse situata është duke u bërë shumë, shumë serioze. Unë sinqerisht vetëm shpresoj që ne do të mundë të shijojmë futbollin sërish pas koronavirusit”.

“Nuk ka rëndësi sa zgjat. Ne duhet të dalim nga kjo zonë e rrezikut. Unë jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo të vjetrin”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Premier League ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht pa caktuar datë kthimi, duke shtuar kështu dyshimet se ka mundësi të anulohet sezoni dhe të mbetet Liverpooli pa titull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco