Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Haland tregon për mësimet që mori nga Solskjaer

Haland tregon për mësimet që mori nga Solskjaer

23:14, 07/04/2020

Sulmuesi i talentuar i Dortmundit, Erling Braut Haland, ka shpjeguar se udhëzimet e ish-trajnerit të tij, Ole Gunar Solskjaer, e kanë ndihmuar të bëhet ai finalizues që shohim ditët e sotme.

Haland e kishte trajner Solskjaerin te skuadra norvegjeze e Moldes. 

19-vjeçari tregon vështirësitë që kishte për të shënuar dikur dhe sesi i erdhi në ndihmë Solskjaer, duke i shpjeguar si të godasë kur është përpara porte.

“Përpara një ndeshjeje me Bran, Solskjaer dhe unë bëmë pak praktikë jo vetëm për krosime. Më kujtohet sesi më mësoi disa rregulla të thjeshta, gjithashtu. Më tha të jem i qetë, të qëndroj me majën e gishtave dhe të futem në ato vende ku po vjen topi.

Po të ndjekësh këto këshilla, atëherë ke mundësi të shënosh. Meriton nderim të madh që më mësoi këto rregulla”, tregon norvegjezi Haland, i cili shton se në fillimet e tij hasi vështirësi, por Solskjaer nuk e humbi besimin tek ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco