Talenti i klubit të Tiranës drejt Turqisë, e kërkon skuadra e shqiptarëve

Talenti i klubit të Tiranës drejt Turqisë, e kërkon skuadra e shqiptarëve

22:28, 07/04/2020

Duket se skuadra turke e Menemespor I pëlqen shumë lojtarët e kampionatit shqiptarë.

Pas blerjes së Gentjan Selmanit dhe David Domgjonit, te ekipi i ligës së parë turke mund përfundojë edhe talenti I Tiranësm, Ernest Muçin, I cili ka spikatur në këtë sezon me fanellën e bardhebluve.

Sipas mediave turke, sidomos atyre që qëndrojnë pranë klubit nga qyteti i Izmirit, Menemenspor ka hedhur grepat për të firmosur me sulmuesin e talentuar i cili në javët e fundit me Egbo në drejtimin e Tiranës është vënë edhe më shumë në dukje duke realizuar gola të rëndësishëm.

19-vjeçari konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm për të ardhmen nga drejtuesit e Menemenspor dhe për këtë arsye ata po përgatitin një ofertë për të bindur bardheblutë të lejojnë largimin e talentit të tyre. Presidenti i 24-herë kampionëve të Shqipërisë Refik Halili kërkon të përfitojë sa më shumë para nga shtija e Muçit, me Tiranën që e vlerëson rreth 400 mijë euro kartonin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco