Barcelona i vendos çmimin Coutinhos

Barcelona i vendos çmimin Coutinhos

21:56, 07/04/2020

Në huazim te Bayern Munich, Philippe Coutinho do të rikthehet te Barcelona në fund të sezonit, kur të përfundojë. 

Braziliani nuk arriti të bindë drejtuesit e klubit bavarez dhe për këtë arsye ata nuk do të ushtrojnë opsionin e blerjes.

Mirëpo menjëherë pasi të mbrrijë në katalonjë, 28 vjeçari do të vendoset në listën e largimeve nga drejtuesit e klubit spanjoll, për shkak se ata duan të rikuperojnë sa më shumë para në këto momente.

Blaugranët janë ende në kërkim të një skuadre për futbollistin brazilian. Sipas informacioneve të “Sport” vendimëarrësit e Barçës për kartonin e Coutinhos kërkojnë 90 milionë euro. Por ky çmimi është paksa problem.

Klubet më të interesuara janë Chelsea dhe Leicester, por ata preferojnë ta marrin në formën e huazimit lojtarin.  Katalanasit  nuk janë kundër por dëshirojnë të përfshijë në kontratë edhe opsionin e blerjes së detyrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco