Parashikimi i frikshëm, ja çfarë mund të ndodhë nëse nuk zhvillohet Botërori i F1

Parashikimi i frikshëm, ja çfarë mund të ndodhë nëse nuk zhvillohet Botërori i F1

14:55, 07/04/2020

Katër makina (skuadra) rrezikojnë të largohen nga Formula 1 nëse botërori i këtij sporti nuk do të zhvillohet këtë vit (gjithsej janë 10 makina/skuadra). I këtij mendimi është Zak Brown, drejtori sportiv i McLaren, që tha se situata në këtë sport është kaotike për shkak të coronavirus. Natyrisht që makinat më të rrezikuara janë ato me buxhet të vogël.

Deri më tani janë anulluar 2 gara dhe janë shtyrë për një datë tjetër 6 të tjera, por situata nuk duket shumë optimiste. Për momentin, masa e vetme e marrë është shtyrja për në vitin 2022 i aplikimit të rregullave të reja të këtij sporti.

“Nëse nuk e përballojmë këtë situatë në mënyrë agresive rrezikojmë të humbasim të paktën 4 skuadra. Formula 1 po kalon një moment të brishtë”, tha Brown për BBC. Mclaren është makina e parë që ka reduktuar rrogat e pilotëve dhe ka dërguar shumë punonjës në shtëpi./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco