FOTO/ Formacioni më i mirë në histori të Champions Leagues

FOTO/ Formacioni më i mirë në histori të Champions Leagues

14:13, 07/04/2020

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Kriter për përzgjedhjen e 11-shes, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001.

Pjesë e saj janë Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Manchester United.

Ish bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e 11-shes. Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me 5 futbollistë.

Lionel Messi, Carles Puyol, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit historik të Ligës së Kampionëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco