Talenti italian rrëfen situatën e rëndë në Brescia si pasojë e koronavirusit

Talenti italian rrëfen situatën e rëndë në Brescia si pasojë e koronavirusit

12:40, 07/04/2020

Futbollisti italian, Sandro Tonali ka rrëfyer situatën e rëndë që po përjetohet në Brescia si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

19-vjeçari thotë se është e pamundur të startojë futbolli në këto kushte, ndërsa shtoi se ka mbi dy muaj pa e parë familjen.

“Jam me presidentin, do të luajmë vetëm kur të jetë e mundur, asnjë ditë më parë. U luajt më shumë seç duhet, para se të ndalej Serie A. Mbaj mend atmosferën absurde në ndeshjen kundër Sassuolos. Nuk kishte kuptim. Po flasim për vdekje, spitale, shëndetësi. Futbolli është festë. Unë mund të jem gati, por a janë gati njerëzit?

A mund të festojnë ata për një gol? A mërzitesh dot për një humbje, kur sheh se çfarë po ndodh? Le të mos bëjmë shaka. Familja ime është në Lodi, unë jetoj në Brescia, kemi dy muaj pa u parë. Futbolli është një gjë, jeta e vërtetë një tjetër. Dhe dikush thotë që futbolli është gjithçka, një ëndërr që po bëhet e vërtetë”, shprehet Tonali.

Brescia ndodhet në vendin e fundit dhe mesfushori e pranon se e meritojnë atë pozicion: “Nuk dua dhurata, jemi të fundit dhe e meritojmë. Ne do të luajmë kur të jetë për të luajtur. Shëndeti vjen i pari. Luajmë kur të jetë momenti, me porta të mbyllura apo sido të vendoset. Do të luajmë edhe për ata që vuajnë, për ata që kanë humbur babanë apo gjyshin, për ata që nuk do të jenë në stadium. Do japim atë që nuk e kemi dhënë deri tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco