Barcelona hidhet në sulm, tenton të 'rrëmbejë' yllin e Chelseas me kosto zero

Barcelona hidhet në sulm, tenton të 'rrëmbejë' yllin e Chelseas me kosto zero

12:21, 07/04/2020

Në këtë kohë kur futbolli është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit së fundmi skuadrat po mendojnë për merkato.

Një nga emrat që është përmendur thuajse çdo merkato për një transferim te Barcelona është padyshim Willian.

Së fundmi braziliani ka konfirmuar se në fund të sezonit do t’i japë fund aventurës te Chelsea dhe ai do të jetë një lojtar i lirë.

Në garë me katalanasit është edhe Juventus, që ka nisur kontaktet e para me brazilianin për të përfituar shërbimet e tij me parametra zero.

Pavarësisht kësaj,  Barça kërkon të përfitojë nga fakti se Ëillian gjithnjë e ka shprehur dëshirën për të luajtur në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco