‘Ylli’ i Bayernit pranë transferimit në Premier League, ja çmimi i shitjes...

‘Ylli’ i Bayernit pranë transferimit në Premier League, ja çmimi i shitjes...

10:57, 07/04/2020

Chelsea është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchesn, Jerome Boateng.

32-vjeçari thuhet se po kërkon një aventurë të re dhe dëshiron të largohet nga “Allianz Arena” gjatë merkatos së verës.

Mikel Arteta dhe Frank Lampard duan që të kenë eksperiencë në mbrojtjen e tyre dhe Boateng është favoritë për të kaluar në Premier League.

Bayern Munich është i hapur që të shesë mbrojtësin gjatë merkatos, pasi Boateng ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me rekordmenët gjermanë.

Kampioni i Bundesligës do të përfitonte nga shitja e tij rreth 15 milionë euro dhe Arsenali e Chelsea do të bëjnë një ‘luftë’ për transferimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco