Elis Bakaj dëmtohet në Bjellorusi, i vetmi vend në Evropë ku zhvillohet kampionati

Elis Bakaj dëmtohet në Bjellorusi, i vetmi vend në Evropë ku zhvillohet kampionati

22:32, 06/04/2020

Sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj, ka pësuar një dëmtim. 

Ish-futbollisti i Partizanit, Dinamos, Tiranës, Vllaznisë dhe Kukësit u dëmtua në sfidën e kampionatit bjellorus midis skuadrës së tij, Dinamo Brestit, dhe Slavia Mozirit, e cila u luajt ditën e shtunë.

Bakaj la fushën në minutën e 57-të duke detyruar trajnerin e tij të bënte zëvendësim të detyruar. 

Në Bjellorusi aktivitetet futbollistike ende vazhdojnë, ndërkohë që shteti nuk ka marrë masa serioze kundër përhapjes së Koronavirusit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llullaku, i cili luan në kampionatin bjellorus me Shakhtior Soligorskin  u bëri apel autoriteteve që të ndërpresin kampionatin dhe të menaxhojnë me seriozitet situatën.

Shumë pak vende të botës (Bjellorusia, Taxhikistani dhe Nikaragua) lejojnë akoma vazhdimin e aktiviteteve sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco