Shtohen dilemat/ Serie A mund të luhet pa VAR

Shtohen dilemat/ Serie A mund të luhet pa VAR

19:12, 06/04/2020

Shefi i Arbitrave në Serinë A, Marcello Nicchi, ka deklaruar ditën e sotme se ekziston rreziku që pjesa e mbetur e sezonit mund të zhvillohet pa Video Assistant Referee (VAR), për të mos rrezikuar shëndetin e arbitrave.

Nicchi e arsyetoi deklaratën e tij me kushtet e vështira në të cilat punojnë arbitrat e VAR-it, në hapësira shumë të ngushta, ndërsa ideja e zhvillimit të pjesës së mbetur pa VAR-in, ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në rrjetet sociale.

“Arbitrat janë më të rrezikuarit në futboll, pasi lëvizin vetëm dhe frekuentojnë stacione trenash, autobusësh e aeroporte, ndryshe nga klubet që lëvizin në mënyrë të organizuar. Ekziston mundësia që të jemi të detyruar të mbyllim sezonin pa ndihmën e VAR-it, pasi arbitrat që mundësojnë këtë, punojnë nëpër furgonë të ngushtë, në hapësira maksimumi prej 2 metrash katrorë, bashkë me operatorët e transmetimit. Kështu rritet ndjeshëm rreziku për t’u infektuar”, deklaroi Nicchi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco