Liga e Serie A merr vendimin për pagat e futbollistëve

Liga e Serie A merr vendimin për pagat e futbollistëve

17:47, 06/04/2020

Liga e Serisë A ka marrë sot një vendim unanim sa u përket pagave të futbollistëve dhe trajnerëve, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe prek të gjithë klubet italiane, përveç Juventusit, që arriti më herët një akord me futbollistët e tij.

Në komunikatën e lëshuar ditën e sotme nga Liga është arritur marrëveshja që lojtarëve t’u ndalet 1/3-ta e pagës, nëse sezoni nuk do të rifillojë më, ose thënë ndryshe paga e 4 muajve.

Në rast se sezoni do të riluhet, atëherë ndërprerja e pagave do të jetë në masën e 1/6-ës së pagës vjetore, ose thënë ndryshe paga e dy muajve.

Në deklaratë, Liga ka theksuar se nuk ka nxitim për rifillimin e sezonit dhe se gjithçka do të bëhet kur të jetë shmangur plotësisht rreziku i shëndetit të futbollistëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco