Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kreu i UEFA-s deklaron se çfarë do të ndodhë nëse nuk përfundojnë kampionatet

Kreu i UEFA-s deklaron se çfarë do të ndodhë nëse nuk përfundojnë kampionatet

17:18, 06/04/2020

Kryesuesi, qoftë në La Liga, Premierligë apo çfarëdo lige në Evropë, duhet të shpallet kampion sipas UEFA-s, nëse përfundon këtu sezoni.

Me ndërprerjen e kampionateve dhe frikën se mund të mos rinisin, të shumta kanë qenë pyetjet kush do të shpallet kampion, apo do të "zhduket" krejtësisht nga historia sezoni 2019-2020.

Por, të kundërtën e mendon numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për të përditshme sllovene “Ekipa”, Ceferin i ka dërguar një mesazh të qartë Liverpoolit dhe të gjitha ekipeve kryesuese në çdo kampionat.

“Nëse nuk do të rinisej që të luhej, atëherë do të ishte mirë që të njoftoheshin rezultatet dhe të përcaktoheshin kampionët në ligat respektive kombëtare”, u shpreh Ceferin.

“Stop ose jo, duhet caktuar fituesi i titullit! Nuk mund të lihet pa titull kampionati. Nuk është e logjikshme ashtu”, përfundoi Ceferin, duke konfirmuar se kryesuesit në çdo ligë duhet të shpallen kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI DT. 7 prill 202006/04/2020 19:46

Më në fund Alexandër Ceferin presidenti i UEFAs "dorëzohet ," duke dalë me këtë rast edhe opinioni ynë dhënë para disa ditësh në syri. net, kur sot ka thënë që po : mund të shpallet kampion skuadra e futbollit në çdo kampionat futbolli të Europës nqse Pandemia e COVID- 19 do të vazhdojë dhe kampionatet nuk do të luhen. Pra Ceferin tërhiqet nga krititika të shumta që ju bënë atij nga e gjithë Europa për vazhdimin e kampionateve të futbollit.

Shto koment

Denonco