Mancini: Shtyrja e Europianit na ndihmoi, vitin tjetër do jemi...

Mancini: Shtyrja e Europianit na ndihmoi, vitin tjetër do jemi...

15:40, 06/04/2020

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini e sheh si një vendim të drejtë anulimin e Kampionatit Europian për vitin tjetër.

Tekniku italian foli për situatën kaotike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit e cila sipas tij i ak dhënë më shumë "frymëmarrje" sportit.

“Koronavirusi ka shkaktuar shumë të vdekur dhe ka sjellë trishtim në shumë familje italiane, ndaj mendoj se gjithçka u vendos, ka qenë e drejtë. Mendoj se shtyrja do të na shërbejë shumë, pasi procesin e rinovimit ne e kemi nisur me vonesë dhe kemi shumë lojtarë të rinj, që deri vitin e ardhshëm, do të kenë më shumë eksperiencë”, deklaroi tekniku italian.

Duke i hedhur një sy organikës, Mancini analizon lojtarët që ka në dispozicion dhe deklaron se disa prej tyre kanë nevojë të luajnë rregullisht, ndërsa për repartin e sulmit dukshëm ka nevojë për një tjetër futbollist, përveç Immobiles dhe Belottit.

“Jemi të kompletuar, por thjesht lojtarët e krahut që kemi në dispozicion, nuk po luajnë aq sa duhet në klubet e tyre. Edhe në sulm kemi mangësi, por shpresojmë që Kean të vijë në formën më të mirë. Balotelli është i jashtëzakonshëm, por ai e ka të qartë që për të qenë pjesë e kombëtares, nuk mjafton vetëm niveli i lartë teknik. Këtë vit te Brescia nuk ka bërë mirë”, tha Roberto Mancini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco