Në rast se dështon rikthimi i Neymarit, Barcelona ka planin B për të transferuar...

Në rast se dështon rikthimi i Neymarit, Barcelona ka planin B për të transferuar...

15:25, 06/04/2020

Barcelona po kërkon me çdo kusht rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

Por gjiganti katalunas po has në vështirësi për ta bërë një gjë të tillë, pasi e ka të pamundur të bindë PSG-në që zotëron kartonin e brazilianit.

Kampionët në fuqi të Francës kërkojnë 150 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin. Katalunasit po synojnë të përfshijë lojtarë në marrëveshje në mënyrë që të paguajnë më pak para CASH për brazilianin.

Por në rast se dështon rikthimi i Neymarit, atëherë Barcelona ka një plan B për një tjetër transferim madhështor në verë.

Jadon Sanchon është alternativa e Barcelonës në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rikthimin e Neymarit.

Anglezi ka bërë të qartë se dëshiron rikthimin në vendlindje, por ai mund ta pranonte lehtësisht ofertën e Barcelonës. Dortmund kërkon së paku 120 milionë euro për ta lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco