Pas testit për Covid-19/ Futbollisti i Vllaznisë: Përgjigja e analizave lajm i gëzuar për mua!

Pas testit për Covid-19/ Futbollisti i Vllaznisë: Përgjigja e analizave lajm i gëzuar për mua!

13:10, 06/04/2020

Ndriçim Shtubina ka folur situatën që përjetoi ai pasi u dyshua se ishte infektuar me koronavirus. Në një prononcim për “News 24”, Shtubina ka konfirmuar që përgjigja e testit të tij ishte negative dhe ndihet mirë.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këshillat e mjekëve dhe autoriteteve.

“Kam bërë kontrollin dhe testi ka dalë negativ. Është një lajm i gëzuar për mua, nuk kam pasur shqetësime por duke bërë testin duhet të isha i sigurt për vete dhe familjen. Kam besim që do dalim nga kjo gjende, uroj që të gjithë shqiptarët të jenë mirë pastaj vazhdojmë me futbollin. 

“Kjo situatë nuk është e mirë, duhet pasur shumë kujdes pasi është një sëmundje shumë ngjitëse. Dua ti bëj thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes pasi unë kam gabuar duke neglizhuar”, u shpreh Shtubina

Sa i takon aspektit të tij si futbollit, Shtubina pranon se kjo ndërprerje dhe ky qëndrim në shtëpi nuk i bën mirë lojtarëve, të cilët do të kenë probleme me gjendjen fizike. Gjithashtu, mesfushori shkodran deklaron se Vllaznia ka dhënë garanci për çështjen e pagave.

Për një futbollist është e vështirë të qëndrojë i izoluar dhe shumë e dëmshme. Ne duhet të stërvitemi por duhet të respektojmë çdo këshillë të mjekëve pasi nuk mund të gabojmë. 

Nga ana financiare kemi marrë garanci nga klubi i Vllaznisë por janë disa procedura për tu ndjekur dhe unë momentalisht nuk kam qenë në gjendje për ti plotësuar tani", u shpreh Shtubina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco