‘Interi mund ta transferojë Messin në vitin 2020’, deklarata e bujshme nga...

‘Interi mund ta transferojë Messin në vitin 2020’, deklarata e bujshme nga...

11:16, 06/04/2020

Massimo Moratti thotë se Interi vazhdon të ëndërrojë transferimin e super ‘yllit’ të Barcelonës, Lionel Messit.

Ish-presidenti i Interit, thekson se “gjëra të çuditshme” mund të ndodhin në vitin 2020 duke paralajmëruar ndonjë surprizë të madhe në merkato.

 “Unë nuk mendoj se është një ëndërr e ndalur. Ndoshta nuk ka qenë as para kësaj fatkeqësie”, tha Moratti për Radio Rai.

“Messi është në fund të kontratës së tij dhe sigurisht që do të përpiqet të rinovojë. Nuk e di nëse kjo situatë do të ndryshojë ndonjë gjë, por mendoj se do të shohim gjëra të çuditshme në fund të vitit”, paralajmëroi ai.

Lautaro Martinez ka qenë i lidhur me një transferim në Camp Nou këtë verë dhe Moratti theksoi se ylli argjentinas mund të përfundojë në një marrëveshje shkëmbimi me Blaugrana, ndoshta edhe që Messi të vijë në drejtim të kundërt.

"Ai është një djalë shumë i mirë, ai kujdeset për karrierën e tij," tha Moratti.

"Por, siç thashë më parë, ne duhet të shohim nëse është pjesë e një operacioni për lojtarët më të mëdhenj si Messi."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco