Lautaro refuzon kontratën e re të Interit, Barça bën ofertën e majme

Lautaro refuzon kontratën e re të Interit, Barça bën ofertën e majme

08:59, 06/04/2020

Lautaro Martinez ka refuzuar kontratën e re nga Interi.

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, thuhet se sulmuesi argjentinas nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi zikaltër.

Interi propozoi një pagë 4 milionë euro në sezon, por në krahun tjetër Lautaro Martinez është joshur nga oferta e majme Barcelonës.

Barcelona e dëshiron me çdo kusht Lautaron në verë, ndërsa klauzola e lirimit të argjentinasit është 111 milionë euro. Klubi katalanas i ofron Lautaros një pagë 10 milionë euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco