Belgjika ka vendosur të mbyllë kampionatin, pret njohjen nga UEFA të titullit

Belgjika ka vendosur të mbyllë kampionatin, pret njohjen nga UEFA të titullit

23:42, 05/04/2020

Pro League e Belgjikës ka vendosur të mbyllë sezonin 2019-2020 për shkak të krizës së Koronavirusit dhe drejtuesit janë në bisedime me UEFA për këtë çështje.

Plani i tyre është që kryesuesi aktual, Club Brugge, të kurorëzohet kampion.

UEFA, megjithëse, e konsideron një vendim të tillë si të parakohshëm, e sheh si një zgjidhje mes një situate alarmante.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të flasë me presidentin e Federatës Belge, Mehdi Bayat, për situatën.

Organizata e futbollit evropian mund të mos lejojë një veprim të tillë, pasi mund t’i prish balancet me kampionatet e tjera, megjithatë vendimi pritet të merret shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco