Ikën nga Spanja në Rusi për të festuar ditëlindjen e së fejuarës, futbollisti rrezikon ndëshkimin

Ikën nga Spanja në Rusi për të festuar ditëlindjen e së fejuarës, futbollisti rrezikon ndëshkimin

23:08, 05/04/2020

Futbollisti rus i Celta Vigos në kampionatin spanjoll, Fedor Smolov, rrezikon të ndëshkohet nga autoritetet shtetërore spanjolle për thyerjen e urdhrit të qëndrimit në karantinë për shkak të situatës së rëndë të Koronavirusit në shtetin iberik.

Lojtari u ka kërkuar drejtuesve të klubit të largohet drejt vendlindjes për të zgjidhur një problem familjar. 

Pavarësisht paralajmërimeve të klubit, Smolov është larguar drejt Rusisë. 

“The Guardian” shkruan nga ana tjetër se lojtari ka udhëtuar për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij, Maria Jumisheva.

Pritet që dhe klubi të marrë masa kundër lojtarit. 

Rasti i tij është i ngjashëm me atë të sulmuesit serb të Real Madridit, Luka Jovic, i cili u largua nga Spanja në kohën kur ishte shpallur gjendja e emergjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco