Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Duka shpërthen ndaj Braçes: 'Kone' që leh se s'di të qeverisë e të zgjidhë hallet e popullit

Duka shpërthen ndaj Braçes: 'Kone' që leh se s'di të qeverisë e të zgjidhë hallet e popullit

21:41, 05/04/2020

Presidenti i FSHF-së Armand Duka replikoi ashpër me zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili ngarkoi me përgjegjësi FSHF-në për të ndihmuar financiarisht klubet e futbollit pasi krizës që ka shkaktuar Koronavirusi.

Akuzave ndaj klubeve për informalitet dhe ndaj FSHF-së për shpenzimin e 8 milionë eurove për ndërtimin e zyrave të saj, Duka ashpërsoi gjuhën ndaj Braçes duke e quajtur “kone” si dhe i kujtoi që edhe në Gjermani zv/presidenti i Federatës i ka kërkuar ndihmë qeverisë për të asistuar financiarisht të gjithë ata që jetojnë me futbollin.

Reagim i presidentit të FSHF-së Armand Duka kundër zv/kryeministrit Erion Braçe:
"Edhe në këto kohë të vështira për gjithë popullin shqiptar “Konia” gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin… Skërmit dhëmbët e vogla duke i rënë gjoksit se nuk ka lekë për futbollin, duke i pozicionuar enkas publikisht këdo që ka lidhje me këtë sport si oligarkë: e di ky që janë 20 mijë njerëz që luajnë futboll, shumica fëmijë? Po ata trajnerë ekipesh fëmijësh, masazhatorë, mjekë, roje edhe ata punëtorë që mirëmbajnë barin e fushave..? Normal, këtij i intereson veç derbi! 

Ata që janë përfshirë në industrinë e futbollit janë të barabartë me shumicën e shqiptarëve, që po humbin as me pak e as më shumë por BUKEN E GOJES. Po kërkojnë nga shteti i tyre të bëjë atë që bëri Albin Kurti në Kosovë që ndau një fond prej 5 milionë eurosh vetëm për sportin; apo atë që bëri Maqedonia duke i dhënë çdo punëtori në këtë industri nga 250 euro… atë që po ndodh në Europë, sot Rainer Koch zv/president i Federatës Gjermane të Futbollit kërkoi mbështetje shtetërore për klubet amatore të futbollit dhe organizatat e lidhura me futbollin.

Por nuk është hera e parë që “Konet” lehin sa herë e kuptojnë që nuk dinë të qeverisin e t’i japin zgjidhje halleve të popullit qofshin biznes i vogël, të vetëpunësuar, pingpongistë, futbollistë apo edhe basketbollistë… Do i pranonim edhe sugjerimet e tyre, nëse Shteti do e kishte bërë detyrën e tij ndaj tatim-paguesve të fushës së futbollit. Padyshim si menaxherë të mirë, ne kemi dhe fond rezervë për anëtarët tanë. Ne nuk do i lëmë në baltë njerëzit e futbollit!

Ndaj “Kone” vazhdo lehjen, se e di që nuk pushon dot, por lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata!

Njerëzit e futbollit jo e jo!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

coli06/04/2020 09:47

E marë në një kuptim të ngushtë, është e vërtetë që sporti në tërësi nuk është një industri prodhuese, përkundrazi është një aktivitet konsumues i parave të qytetarëve, por ama pikërisht për situata të tilla që kanë lidhje me shëndetin publik, sporti luan një rol shumë të madh të parandalimit të sëmundjeve.. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe që edhe në rastin e një pandemie të tillë, të vazhdojnë investimet për ambientet sportive e ndihma për personnat që administrojnë sportin, por ama pa teprime në shpenzime në zbukurime zyrash e ambjenteve të administratës së sportit. Ajo që më tërheq vëmendjen për "lehjen" e "kones së kryeministrit", është fakti se a e ka ai të drejtën morale që të akuzojë të tjerët për shpërdorime, kur qeveria ku ai qoftë edhe formalisht e ka rolin e numurit dy, harxhon me dhjetra miliona për fasadat apo për konçesione haptazi korruptive ? A do ta sulmonte ky "konia" tifoz primitiv i futbollit FSHF, nëse si kryetar i saj do të ishte zgjedhur një socialist ashtu siç u tentua ?

Arber 06/04/2020 02:10

Oh!Si mundet ky bastard qe duhet te ishte ne burg per gjithe ato poshtersi qe i ka ber ati sporti ne Shqiperi,flet dhe kakaris si gjel ne maj te plehut?Hesht maskara se do te vij edhe ty ora.

Shto koment

Denonco