Koronavirusi sjell probleme financiare, tenistja kërkon punë në supermarket

Koronavirusi sjell probleme financiare, tenistja kërkon punë në supermarket

20:44, 05/04/2020

Kriza financiare ka shkaktuar jo pak probleme në të gjithë botën. 

Ndër të prekurit janë dhe sportistët, duke qenë se shumica e kampionateve të sporteve të ndryshme janë pezulluar.

Pikërisht kjo krizë financiare ka shtyrë tenisten Naomi Broadi të kërkojë një punë tjetër, në mënyrë që të fitojë të ardhurat të cilat do të kishte fituar duke luajtur.

Naomi Broadi renditet e 499-ta në renditjen e përgjithshme dhe vuan që nga nëntori nga një dëmtim në gju, gjë e cila e përkeqëson situatën e saj.

Tenisi është një sport individual dhe duhet të fitojmë paratë tona. Në rast se nuk na jepet mundësia, atëherë mbetemi pa para. Kam konsideruar mundësinë e të punuarit në supermarket”, tha ajo për “BBC Radio Manchester”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco