Luan në Bjellorusi, Llullaku: Një lojtar ka dalë pozitiv, shpresoj që situata të mos bëhet dramatike

Luan në Bjellorusi, Llullaku: Një lojtar ka dalë pozitiv, shpresoj që situata të mos bëhet dramatike

20:24, 05/04/2020

Azdren Llullaku shpreson që në Bjellorusi të fillojnë të shohin më me seriozitet situatën pas shpërthimit të Koronavirusit. 

Atje është ndër të paktat vende ku jeta vazhdon normalisht, edhe pse ka pasur raste personash të infektuar dhe sipas sulmuesit shqiptar të Shaktor Soligorsk, rrezikon që të krijohet një situatë dramatike, siç e shpjegoi në një lidhje direkte me “Sky Sport” në Itali.
“Këtu nuk flitet shumë për Koronavirusin. Një ditë më parë luajtëm, sot ishim në stërvitje, një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi.
Tifozët, me vetë iniciativën e tyre, kanë vendosur që të mos vijnë të shumtë në stadium. Sipas meje, kjo është diçka pozitive, njerëzit fillojnë të kuotojnë se sa serioze është situata, edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar.  
Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë", tha Lullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco