Daniele De Rosi krahason tifozët në Argjentinë me italianët

Daniele De Rosi krahason tifozët në Argjentinë me italianët

19:17, 05/04/2020

Ish-mesfushori historik i Romës, Daniele De Rosi, ka folur mjaft mirë për futbollin argjentinas, sidomos për shkallët e stadiumit atje ku sipas 36-vjeçarit përçojnë një ngrohtësi që nuk ndihet më në Itali.

De Rosi luajti 17 vite me skuadrën e Romës. Ai provoi një eksperiencë 6 mujore me Boca Juniors këtë sezon, para se të varte këpucët në gozhdë në janar.

“Do të më duhej një karantinë e tërë për të folur në lidhje me atë që ndjeva në 6 muaj. Është një vend unik, shumë i ngjashëm me Italinë, ndoshta sepse shumica e tyre janë me origjinë italiane. Ata kanë pasione për gjithçka, duke filluar nga ushqimi, e deri te muzika dhe futbolli. Është një kampionat për të cilin mund të diskutosh anën taktike dhe teknike, ama nuk kam parë një lojtar që nuk jep 200% në çdo ndeshje.
Nuk dua të tregohem servil, sepse nuk më pëlqen, por gjëja më e bukur që kam parë janë shkallët e stadiumit. Është një ngrohtësi të cilën ne nuk e kemi më në Itali. ‘La Bombonera’ është një stadium që do të dëshiroja ta vizitonte çdo tifoz, gjatë një ndeshjeje të Bocas”, tha De Rosi në një intervistë për “Sky Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco