Bayern Munchen nis nesër stërvitjet nën masa të rrepta sigurie

Bayern Munchen nis nesër stërvitjet nën masa të rrepta sigurie

18:40, 05/04/2020

Pasi të hënën e kaluar Borusia e Dortmundit u rikthye në stërvitje individuale, është radha e skuadrës së Bayernit të Mynihut të bëjë të njëjtën gjë këtë të hënë.

Siç raporton “Kicker”, 21 lojtarët do të rikthehen në stërvitje, por nën masa të rrepta sigurie në kuadër të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.

Në këtë mënyrë, është parashikuar një ndarje e 21 lojtarëve në 5 grupe, 4 nga të cilët do të jenë me nga 4 lojtarë dhe një tjetër me 5 lojtarë.

Për më tepër, ata do të merren nga parkingu dhe do të dërgohen në zona të ndryshme të qendrës së stërvitjes. 

Një tjetër masë është edhe fakti që nuk do të lejohen të bëjnë dush aty, por vetëm kur të rikthehen në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco