Kaka zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Kaka zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

17:27, 05/04/2020

Ricardo Kaka ka thyer heshtjen dhe këtë herë i është përgjigjur pyetjes se kush është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. 

Mesfushori brazilian ka tradhëtuar ish-shokun e tij të skuadrës te Reali i Madridit duke zgjedhur pikërisht yllin argjentinas. 

Me siguri që CR7-ës nuk do t’i kenë pëlqyer aspak deklaratat e Ricardo Kaka.

Kam luajtur me Ronaldon dhe ai është pabesueshëm, por unë shkoj për Messin. Leo është gjeni, një talent natyror. Mënyra e tij e të luajturit është e pabesueshme. Cristiano është një makinë. Ai nuk është vetëm i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë, por gjithashtu ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Vullneti i tij për të fituar, luajtur dhe për të qenë më i miri është kaq i madh. Sipas mendimit tim, kjo është cilësia e tij më e jashtëzakonshme. Në historinë e futbollit, Messi dhe Ronaldo janë padyshim ndër pesë lojtarët më të mirë. Të gjithë mund të jemi me fat që i kemi parë që të dy të luajnë”, u shpreh Kaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco