Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Variantet e UEFA-s për të mbyllur Championsin deri më 3 gusht

Variantet e UEFA-s për të mbyllur Championsin deri më 3 gusht

17:08, 05/04/2020

UEFA ka qenë e qartë në idetë e saj teksa u ka bërë të ditur klubeve europiane se ky sezon futbollistik duhet të përfundojë deri në datën 3 gusht, përfshirë edhe Kupat e Europës, Champions League dhe Europa League. 

Në këtë mënyrë janë disa variantet që kompeticioni më i rëndësishëm për klube të përfundojë deri më 3 gusht. 

Ideja është që ndeshjet e mbetura në Champions League të luhen në harkun e 15 ditëve mes gjysmës së dytë të korrikut dhe fillimit të gushtit, por duhet gjetur një zgjidhje për formatin.

Hipotezat për të mbyllur këtë sezon të Championsit janë 4. 
Të përfundohet gjithçka me formatin aktual, pra të luhen 4 ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8 dhe të vazhdojë gjithçka në çerekfinale me ndeshje vajtje-ardhje për një total prej 17 takimesh që do të zhvillohen të gjitha në fushë neutrale. 
Varianti i dytë është për një Final Eight, me ndeshje teke me eliminim në një fushë të vetme. 

Opsioni i tretë është një Final Four si në Euroleaguen e basketbollit, që do të niste në gjysmëfinale ndërkohë që do të luheshin në total 11 ndeshje në harkun e tre javëve për të mbyllur kompeticionin. 

Varianti i fundit dhe ai i 4-t është që të luhen 11 ndeshje teke midis 1/8-ave, çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales për të mbyllur këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco