Theu rregullat e karantinës, futbollisti dënohet me 3 muaj arrest shtëpie

Theu rregullat e karantinës, futbollisti dënohet me 3 muaj arrest shtëpie

16:35, 05/04/2020

Në Serbi nuk bëjnë shaka me Koronavirusin dhe këtë e di shumë mirë Aleksandar Prijovic, ish-sulmuesi i Parmës dhe PAOK-ut të Selanikut, aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite. 

29-vjeçari ka thyer rregullat e shtetrrethimit që ka vendosur qeveria serbe për mospërhapjen e Koronavirusit dhe për këtë arsye është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie, pasi është kapur nga policia në hollin e një hoteli në Beograd në praninë edhe të 19 personave të tjerë. 

Prijovic të premten e kaluar shkeli rregullat që ndalojnë daljen nga shtëpia nga ora 17 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. 

Kush thyen rregullat në mënyrë të përsëritur në Serbi gjatë emergjencës së Koronavirusit rrezikon deri në 3 vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco