Marash Kumbulla: Pas ndeshjes me Juventusin nuk arrija dot të flija gjumë

Marash Kumbulla: Pas ndeshjes me Juventusin nuk arrija dot të flija gjumë

16:09, 05/04/2020

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku me paraqitjet e shkëlqyera me Veronën, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha, që duan ta marrin atë në skuadër.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, shqiptari është shprehur se idhulli i tij është mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini. 

Gjithashtu ai tha se ëndrra e tij është të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Kur unë isha i vogël, kisha një poster të Chiellinit në dhomën e gjumit. Gjithmonë e kam admiruar vendosmërinë dhe dëshirën e tij për tu përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë. Sulmuesi që më ka futur në telashe deri më tani është Dybala për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe teknike. Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve", thotë mbrojtësi kuqezi.

"Aventura me Veronën? Mendoj se është ëndrra e të gjithëve. Të arrish në nivele të larta është shumë e vështirë, por ta bësh këtë me skuadrën që ke nisur të luash futboll që fëmijë, është e papërshkrueshme. Isha 10-11 vjeç kur kuptova se ajo që doja të bëja, ishte të luaja futboll. Më pas është gjithmonë e vështirë, por edhe e bukur, të shndërrosh pasionin në profesion. 

Mbrëmja e 8 shkurtit që ishte edhe ditëlindja ime e 20-të, deri tani është nata më e bukur e jetës time, pasi e kam festuar me fitoren ndaj Juventusit dhe për pak më iku edhe goli (iu anulua nga VAR-i). Pas ndeshjes nuk arrija të flija, për shkak të adrenalinës që kisha brenda vetes. Është një nga ato takime që do t’i mbaj gjithmonë në zemër”, u shpreh Kumbulla për “Corriere della Sera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco