Futbollisti i Milanit në radarët e Barcelonës dhe Lazios

Futbollisti i Milanit në radarët e Barcelonës dhe Lazios

15:53, 05/04/2020

Është pjesë e Milanit prej disa vitesh, Alessio Romagnoli nuk pranon të rinovojë kontratën me klubin kuqezi pa rritjen e pagës.

Bisedimet kanë filluar prej kohësh me agjentin e tij, Mino Raiola, por ato kanë qenë të ndërlikuara.  Për këtë arsye, Raiola po shikon për transferimin në një klub tjetër.

Disa ekipe dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë. Sipas informacioneve nga Corriere dello Sport , Barça po monitoron me vëmendje situatën, pasi kërkon prej kohësh një mbrojtës për të zëvendësuar Samuel Umtiti të vendosur në listën largimeve.Blaugranët nuk janë vetëm, pasi edhe Lazio e Igli Tares e pëlqen shumë lojtarin.

Milan nuk do ta lëshonte për më pak se 50 milionë euro, Romagnolin, mirëpo kriza ekonomike e krijuar nga pandemia mund të ndryshojë gjithçka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco