Rezultuan pozitiv me koronavirus,  3 lojtarët e Fiorentinës janë shëruar plotësisht

Rezultuan pozitiv me koronavirus, 3 lojtarët e Fiorentinës janë shëruar plotësisht

15:30, 05/04/2020

Në mes të marsit, Italia u prek rëndë nga koronavirusi. Dhe bota e futbollit nuk i shpëtojë këtij virusi famkeq, pasi disa lojtar të Serie-A rezultuan pozitiv me Covid-19.

Në mesin e atyre që rezultuan pozitiv me koronavirus ishin dhe tre lojtarët e Fiorentinës, Patrick Cutrone, gjermani Pezzella dhe Dusan Vlahovic.

Menjëherë pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth.

Dhe klubi i Firences sapo ka njoftuar se të tre futbollistët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

Gjthashtu klubi "viol" kujton se ka arritur të mbledhë 760,000 € për të ndihmuar spitalet në rajon me pajisje mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco