Futbollisti i Manchester Cityt oragnizon një festë me dy eskorta seksi në karantinë

Futbollisti i Manchester Cityt oragnizon një festë me dy eskorta seksi në karantinë

14:43, 05/04/2020

Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Cityt, Kyle Walker ka thyer rregullat e karantinës, pasi ka organizuar një party me dy eskorta në banesën e tij.

Futbollisti 29 vjeçar dhe miku i tij, paguan 2200 paund për  Louise McNamara, 21 vjeç, dhe një vajzë 24 vjeçare të kombësisë braziliane për të qëndruar një natë me ta.

Vajzat u larguan nga banesa ditën e nesërme dhe po në të njëjtën ditë, Walker i ftoi tifozët e tij të respektojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe ndihmuar në frenimin e pandemisë së Koronavirusit.

Futbollisti I Manchester Cityt mbrëmjen e djeshme e pranoi se kjo ishte e vërtet dhe me anë të një  deklarate u kërkoi falje të gjithëve për veprimin e tij.

«Dua të shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar një falje publike për atë që kam bërë javën e kaluar.

“E kuptoj që pozicioni im si futbollist profesionist sjell përgjegjësinë e të qenurit model.

"Si i tillë, unë dua të kërkoj falje familjes, miqtëve, klubi të futbollit, mbështetësit dhe publiku”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco