Koronavirus: Maradona i zemëruar me ata që duan të përfitojnë nga situata

Koronavirus: Maradona i zemëruar me ata që duan të përfitojnë nga situata

10:16, 05/04/2020

Covid-19 çdo ditë po infekton dhe po vret shumë njerëz në mbarë botën. Me kalimin e kohës, futbolli e gjen veten të ndikuar fuqishëm, veçanërisht ai europian. Përballë kësaj krize shëndetësore, klubet duhet të përballen me një situatë të vështirë ekonomike.

Dhe duke parë situatën, shumë lojtarë në ekipe të ndryshme kanë pranuar ulje të pagave.

 Diego Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata, në Argjentinë, ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështje mjaft të diskuruar.

“Ka lojtarë që nuk duhet të paguhen, është e vërteta dhe ne të gjithë e dimë atë. Po ka edhe futbollistë që nuk mund të luajnë falas, madje as për një muaj. Dhe këto lojtar, klubet duhet t’i paguajnë.

Mirëpo ka klube që sillen në mënyrë shumë të keqe dhe duan të përfitojnë nga kjo periudhë për të mos paguar.  Ata i kanë trajtuar lojtarët si skllevër për vite me rradhë. Duket sikur disa klube gjithmonë kanë pasur një pandemi. Ata nuk duhet të kërkojnë justifikime tani sepse disa futbollistë i në këto kohë të vështira iu duhet për të ngrënë.

Lojtarët të cilët kanë patur fatin të fitojnë shumë para gjatë karrierës së tyre duhet të krijojnë një fond të përbashkët. 

Personalisht, unë jam i gatshëm të takoj trajnerë të tjerë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë për të kaluar këtë situatë. Kjo bëhet nga solidariteti sepse shumë të rinj nuk e kanë atë. Është koha që të kenë mbështetjen që meritojnë dhe që klubet të garantojnë pagën e tyre,  " tha El Pibe de Oro (Mirror) .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco