Po e kërkon Reali, flet Van de Beek: Unë akoma nuk e kam mësuar gjuhën spanjolle

Po e kërkon Reali, flet Van de Beek: Unë akoma nuk e kam mësuar gjuhën spanjolle

09:47, 05/04/2020

Futbollisti i Ajaxit, Donny van de Beek ka kohë që përflitet për një kalim te skuadra e Real Madrid në Spanjë.

Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Ajaxin si në Eredivisie ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos synojnë transferimin e lojtarit në verë, por lidhur me këto spekulime ka folur dhe vetë lojtari, i cili ka patur një përgjigje mjaft interesante, duke arritur  të lë gjithçka në pikëpyetje.

 “Unë duhet të ndihem mirë te një klub. Sa më duan ata?”, ishin fillimisht fjalët e Van de Beek,.

“ Duhet të përshtatem në sistemin që luhet dhe sigurisht duhet të kem minuta. Të luash në diell është gjithmonë mirë. Por, jo unë nuk kam filluar akoma të mësoj gjuhën spanjolle”, ka thënë tej holandezi.

Ndër të tjerash, lojtari ka hedhur poshtë zërat se tashmë ka një marrëveshje mes tij dhe ‘Los Blancos’, duke lënë gjithçka të hapur.

“Nuk i kam thënë po askujt, çdo gjë është akoma e hapur. Unë e di se çfarë kam këtu, më duan në Ajax dhe unë e dua Ajaxin”, ishin fjalët e mesfushorit.

Në garë me Real Madrid, për shërbimet e Van de Beek, është edhe skuadra e Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco