Rrëfehet Pato: Ja kujtimi më i bukur që kam nga karriera tek Milan

Rrëfehet Pato: Ja kujtimi më i bukur që kam nga karriera tek Milan

09:27, 05/04/2020

Pas Bierhoff, Shevcenko e Kaka, një tjetër ish-milanist ka folur për përvojën e tij si kuqezi. Këtë herë bëhet fjalë për Aleksandre Paton, sulmues për Milanin nga janari i 2007-ës e deri në fund të sezonin 2012-13. Mbi 50 gola si kuqezi e shndërruan në një idhull të tifozerisë, por muskujt e brishtë e dëmtimet e shpeshta i frenuan ndejshëm karrierën. Tashmë 30 vjeç, Pato luan për Sao Paolon pas dy sezonesh në Kinë. Ai ka dhënë intervistë për “4-4-2”, ku ndër shumë tema, ka cekur edhe ato të lidhura me përvojën milaniste.

Meqë jemi në perdiudhë izolimi, cili është personi i fundit me të cilin do të donit të izoloheshit?

Nuk kam dyshime. Me siguri nuk do të doja të isha në shtëpi me Gatusson, një mik i mirë, por edhe shumë nervoz. Një si Rino nuk qëndron dot mbyllur më tepër se dhjetë minuta dhe besoj se do të nervozohej shumë. (qesh)

Image

Në rrjete sociale ekziston një sfidë për numrin më të lartë të xhonglimeve me letër higjenike. Kujt do t’ia besonit një sfidë të tillë?

Askujt tjetër përveç Ronaldinhos. Nuk kam parë askënd me cilësitë e tij në përdorimin e topit. Do të qëndroja me orë të tëra duke e admiruar.

Me siguri keni shumë të tillë, por kush ka qenë shoku i skuadrës më i këndshëm që keni pasur?

Kasano e Robinho patjetër. Ndonjëherë duhet t’i urdhëronim që të ndaleshin sepse me shakatë e tyre nuk stërviteshim dot nga e qeshura.

Image

Cili është kujtimi më i bukur që keni nga karriera juaj me Milanin?

Debutimi im ka qenë i paharrueshëm. Ka qenë janar dhe luanim ndaj Napolit. Fituam 5-2 dhe unë shënova. Ishte goli im i parë në Europë dhe isha pjesë e një skuadre legjendare me lojtarë si Maldini dhe Nesta. Kam kujtime të jashtëzakonshme nga ajo ndeshje.

Nëse ju kërkojmë të ndërtoni një ekip mini-futbolli me kolgët tuaj, cilët do të zgjidhnit?

Portën do t’ia besoja Didës, ndërsa si mbrojtës të vetëm do të merrja Thiago Silvën. Në mesfushë do të luanin Neymar dhe Ronaldinho teksa në sulm dua Ronaldo fenomenin. Do të ishte me siguri një skuadër shumë sulmuese.( panoramasport )

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco