Lajm i bujshëm, Real Madrid monitoron mbrojtësin e Shqipërisë

Lajm i bujshëm, Real Madrid monitoron mbrojtësin e Shqipërisë

08:47, 05/04/2020

Marash Kumbulla po kalonte një super formë në Serie A, me Hellas Veronën ku ishte kthyer në një mur për skuadrat kundërshtare.

Shumë skuadra të njohura europiane janë interesuar për mbrojtësin shqiptar.Së fundmi mësojmë se djaloshin nga Malësia e Madhe ka hyrë në valët e radarit të Real Madridit.

Sipas medias pranë klubit spanjoll “El Digital Bernabeu”, gjigantët e futbollit botëror po monitorjnë 20-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë së bashku me qendërmbrojtësin e Fiorentinës Nikola Milenkovic.

Futbollisti serb, njësoj si Kumbulla, pëlqehet nga shumë klube të mëdha të “kontinentit të vjetër” si Mançester City dhe Barcelona. Kumbulla, i konsideruar njëri prej talenteve më të mirë të këtij sezoni në Itali po projektohet së bashku me Milenkovicin dhe mbrojtësin e Juventusin Matthajs De Ligt si njëri prej lojtarëve që mund të zëvendësojë gjatë sezonit kapitenin Sergioo Ramos në mënyrë që të reduktojnë ngarkesën e madhe që mban lideri madrilen në lojë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco