Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Van Gaal me kritika: Më duket skandaloze...disa klube duan të përfitojnë nga kriza

Van Gaal me kritika: Më duket skandaloze...disa klube duan të përfitojnë nga kriza

22:42, 04/04/2020

Louis van Gaal ka shpërthyer me kritika të ashpra kundër kundrejt klubeve holandeze të cilat kërkojnë të pezullojnë kampionatin për shkak të situatës së koronavirusit.

“Futbolli aktualisht nuk është aspak i rëndësishëm. Por nëse konfirmohet se coronavirus është mposhtur, atëherë duhet të përfundosh kompeticionin”, ka thënë holandezi.

“Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushën e lojës. Dhe jo për të thënë pas 25 ndeshjesh që të ndalim gjithçka dhe të shpallim Ajax-in kampion. Ata që janë atletë e kuptojnë atë që po them. Më duket skandaloze mënyra sesi po përdoret problemi i shëndetit në diksutimin për të luajtu ose jo”.

Kush nuk do  të luajë më? Klubet që janë në Europë dhe ata që rrezikojnë rënien. Klube që abuzojnë nga kjo krizë për interesa personalë dhe më pas flasin për shëndetin publik. Shpresoj me të vërtetë që skuadrat e mesit  të renditjes të mund të garantojnë përfundimin e sezonit”, u shpreh tekniku holandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco