Spalletti pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

Spalletti pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

20:35, 04/04/2020

Milani duket se përfundimisht do t’i ndajë rrugët me Stefano Piolin.

Rossonerët janë duke kërkuar një strateg të ri dhe duket se më në fund e kanë gjetur atë.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” raporton se ish-trajneri i Romës dhe Interit, Luciano Spalletti është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Milanit.

Muajt e fundit është raportuar se në krye të skuadrës italiane do të jetë Ralf Rangnick, mirëpo Ivan Gazidis nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen me gjermanin dhe tani Spalletti është duke i prirë listës.

Spalletti ishte kandidat potencial për ta drejtuar Milanin, para se drejtimin e Rosonerëve ta merrte Stefano Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco