Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Covid-19/ Kishte kontakt me të infektuarin, del përgjigja e testit për Shtubinën

Covid-19/ Kishte kontakt me të infektuarin, del përgjigja e testit për Shtubinën

18:49, 04/04/2020

Shkodra është kthyer në një vatër të nxehtë të “Coronavirus” në vendin tonë, sidomos ditët e fundit.

Të prekurit atje po e kalojnë numrin njëshifror në dy ditët e shkuara, ndaj alarmi është evident. Ky infeksion i është afruar shumë edhe skuadrës së futbollit, Vllaznisë, sepse njëri prej kuqebluve kishte pasur kontakt me të diagnostikuar me Covid-19. 

Fjala është për Ndriçim Shtubina, i cili ka kërkuar të bëjë “tamponit”, me qëllim që të mos jetë bartës e të infektojë të tjerë. Mjeku i klubit shkodran, Ilirjan Haxhaja, është marrë me këtë proces ditën e djeshme. Ndërkohë, sot, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar edhe verdiktin e testit të parë: 

“Morëm përgjigjen e mirë të sportistit tonë të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili nuk rezulton me virus. Faleminderit Zotit, që nuk kemi infektim në radhët e futbollistëve. Vazhdojmë me kujdes. Frikë Jo, Kujdes Po”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco