Zbulohet plani i Serisë A që të mbyllë sezonin më 2 korrik

Zbulohet plani i Serisë A që të mbyllë sezonin më 2 korrik

17:38, 04/04/2020

Serie A pritet të rikthehet më 20 maj dhe ky sezon të mbyllet më 2 korrik.

Sipas “Corriere dello Sport”, plani është që të luhen 12 javët e mbetura në kampionatin elitar në Itali dhe të përfundohet në fillim të muajit korrik.

Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari, janë sfidat që ende nuk janë zhvilluar nga muaji shkurt.

Nëse përfundon këto ndeshje, në ligën italiane do të zhvilloheshin çdo 3 ditë përballjet, në mënyrë që të mbyllen të gjitha takimet.

UEFA bëri të ditur se Liga e Kampionëve do të vazhdojë në korrik dhe gusht, ndërsa Serie A do të mbyllej më 2 korrik.

Kështu, italianët do të kishin kohë që të mbyllnin të gjitha takimet dhe lojtarët të kishin kohë për të pushuar përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco