Milan mendon për pankinën, kërkon një ish-Interist

Milan mendon për pankinën, kërkon një ish-Interist

15:36, 04/04/2020

Prej disa kohësh në mediat italiane përflitet për një largim të Stefano Piolit nga drejtimi i skuadrës së Milanit.

Burime të shumta në Gjermani dhe Itali thonë se Ralf Rangnick ishte zgjedhja e parë e Milanit, kur drejtor sportiv ishte Zvonimir Boban. Mirëpo me largimin e këtij të fundit, një marrëveshje e tillë tani duket larg.

Sipas Corriere dello Sport, emri i radhës i kërkuar nga Milan, është Luciano Spalletti.

Për Spallettin, marrja e drejtimit të Milanit, do të ishte një rikthim në ‘San Siro’, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe Interin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco