Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Zidane realizon një 'grumbullim' me futbollistët e Realit, francezi ka një këshillë për ta

Zidane realizon një 'grumbullim' me futbollistët e Realit, francezi ka një këshillë për ta

12:58, 04/04/2020

Më 23 mars, RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe La Liga njoftuan pezullimin deri në njoftimin të dytë për të gjitha garat sportive në Gadishullin Iberik, pas një pezullimi të parë të përkohshëm më 12 mars. 

Që nga ajo kohë, lojtarët e futbollit, si kudo në Evropë, stërviten në shtëpiat e tyre, me qëllimin për të qenë sa më në formë nëse vendoset që kampionati të rifillojë.

Sa për Real Madridin, As na tregon se Zinedine Zidane vendosi t’i bashkojë 25 lojtarët ditën e premte ndëpërmjet një lidhje përmes internetit. E para që pas fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të përditshmes së Madridit, atmosfera ishte e qetë midis djemve të Zidane. Numri një i klubit “Galaktik” ka dashur që t’u japë mesazhe të qarta dhe mbi të gjitha mbështetje lojtarëve të tij.

Image

Nuk kishte vend për taktikë, vetëm për aspektin human dhe motivues. Trajneri i ka pyetur lojtarët se si ndihen, për shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Përmes kësaj videokonference ai ka dashur që të japë një mesazh për bashkimin e grupit, i cili këto 3 javë nuk është stërvitur i gjithë bashkë.

Takimi më internet shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta mes futbollistëve, edhe pse ndonjëri kishte shkëputje, ashtu siç ndodh gjithmonë në të tilla raste. Një bisedë e tillë sigurisht që ka ndihmuar lojtarët e skuadrës së parë për të kaluar disa momente të gëzuara pasi prej 22 ditësh nuk e shohin njëri-tjetrin.Në momentin që basketbollisti Tompkins rezultoi pozitiv, të gjitha skuadrat e Realit u karantinuan.

Zinedin Zidan dihet që është trajner i mesazheve të thjeshta dhe direkte.

Ai ka dashur të tregojë dhe të insistojë për idenë e një grupi të fortë, pavarësisht situatës ku po jetojnë. Mesazhet e bashkimit dhe të ndërgjegjësimit ishin linja kryesore e këtij diskutimi, në të cilin trajnerit nuk i mungoi kurrë buzëqeshja. Pa një datë të saktë kur do të rikthehet skuadra për stërvitjet, ai ka dashur edhe t’u kujtojë që të bëjnë kujdes me ushqimet dhe të stërviten rregullisht. “Duhet të jetoni sikur të ishit në Valdebebas”, ishte fjala e francezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco