Koronavirus, Borussia Dortmund shndërron stadiumin në spital

Koronavirus, Borussia Dortmund shndërron stadiumin në spital

11:12, 04/04/2020

Borussia Dortmund është një nga klubet që është angazhuar më së shumti për t’iu ardhur në ndihmë autoriteve, në luftën ndaj koronavirus.

Më parë mësuam se lojtarët kishin hequr dorë nga një pjesë e pagave për t’u siguruar të ardhura punëtorëve të klubit, tifozët mblodhën para për të ndihmuar spitalet, ndërsa tani mësojmë se klubi ka vënë stadiumin në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për të shtruar dhe kuruar të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë se një pjesë e mirë e ambienteve të brendshme janë përshtatur në dhoma për trajtimin e të sëmurëve, kryesisht atyre që janë prekur më lehtë dhe nuk kanë nevojë për trajtim intensive.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco