Lufta ndaj koronavirus/  Vinicius Junior ndihmon qytetin e tij të lindjes

Lufta ndaj koronavirus/ Vinicius Junior ndihmon qytetin e tij të lindjes

10:55, 04/04/2020

Neymar, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo Joshua Kimmich apo Leon Goretzka. Këto janë disa nga futbollistët e njohur, të cilët kanë dhuruar donacione për luftën ndaj koronavirusit.

Ndërsa ditën e sotme, “AS” ka zbuluar se edhe Vinicius Junior ka treguar zemërgjerësinë e tij.

Media spanjolle bëri të ditur se braziliani i Real Madrid ka dhuruar tonelata me ushqime dhe produkte dizifektimi për njerëzit e qyteti të tij të lindjes, São Gonçalo. 

Kjo nuk është hera e parë që Vinicius ndërrmerr një hap të tillë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, pasi këtë gjë ai e ka bërë dhe më parë.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco