Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Kuba Blaszczykowski blen klubin e zemrës për ta shpëtuar nga falimentimi

Kuba Blaszczykowski blen klubin e zemrës për ta shpëtuar nga falimentimi

09:31, 04/04/2020

Futbollisti i njohur polak, Kuba Blaszczykowski ka marrë vendim për të blerë klubin e Wisla Krakoë që ndodhej në prag të falimentimit.

Klubi i njohur polak kishte probleme të mëdha financiare edhe përpara përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Mirëpo kur ky virus famkeq gjunjëzojë dhe futbollin , duke ndërprerë plotësisht garat sportive, skuadra e Wislas u fut në telashe të mëdha.

Dhe drejtuesit e klubit, duke parë këtë gjendje të rëndë, filluan të mendojnë falimentimin, por ishte 34 vjeçar Kuba që me ndihmën e disa miqve, shpëtuan klubin.

E gjitha ndodhi në mënyrë të qartë, Kuba, i cili ende është një lojtar i Wisla, me dy miqtë e tij, biznesmenët Thomas Jadzynski dhe Jaroslaw Krolewski, vendosën të blinin klubin dhe të paguanin të gjitha borxhet që janë grumbulluar në vitet e fundit.

Kujtojmë se Kuba një gjest të madh ka bërë edhe vitin e kaluar, kur vendosi të rikthehej te ish-skuadra e tij me pagë vetëm 100 euro. Madje, ai pagoi borxhe të mëdha në emër të klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco