Agjenti i Fabian Ruiz: E vërtetë që Real Madrid ka shfaqur interes për të

Agjenti i Fabian Ruiz: E vërtetë që Real Madrid ka shfaqur interes për të

08:59, 04/04/2020

Verën e vitit 2018, futbollisti i Betisit, Fabian Ruiz do të largohej nga Spanja për në Itali dhe iu bashkua skudrës së Napolit për shumën e 30 milionë eurove.

Në sezonin e parë me napoletanët, mesfushori spanjoll zhvilloi 40 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dha 3 asist në të gjitha kompeticionet.

Këto paraqitje të shkëlqyera të Ruiz, bënë që në verën e vitit 2019 disa ekipe të mëdha europiane, përfshirë Real Madrid të shfaqnin interes për futbollistin e Napolit. Një interesim që mbetet edhe sot. Dhe për Canal Sur Radio, agjenti i lojtarit Álvaro Torres nuk mbajti sekrete dhe u shpreh se Merengues e donin klientin e tij.

“Real Madrid? Shumë klube të rëndësishme e kanë kërkuar,, ai ka qenë në nivele të lartë për tre sezone. Po, është e vërtetë që ata ishin të interesuar (Merengues), ne e transferuam atë te Napoli dhe tani për tani ai është I përqëndruar tek ekipi i  tij. Do ta shohim këtë verë, " tha agjenti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco