Ish-rekordmeni i Maratonës së Berlinit në burg, theu shtetrrethimin

Ish-rekordmeni i Maratonës së Berlinit në burg, theu shtetrrethimin

22:57, 03/04/2020

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztë në Olimpiadën “Londër 2012”, u arrestua për shkelje të shtetrrethimit të vendosur në vendin e tij, Kenia (nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm), si pjesë e masave për të luftuar kundër pandemisë Covid-19. Vrapuesi i distancave të gjatë u kap në një bar duke pirë alkool së bashku me 20 persona të tjerë, përfshirë një politikan vendas.

Të gjithë janë ndaluar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nuk janë lëshuar ende. Incidenti ndodhi në Iten, një lokalitet në Kenia, shumë i njohur për atletët që duan të stërviten në kuota të larta, duke pasur parasysh që është i vendosur 2500 metra mbi nivelin e detit.

Por rezulton një 2020 me të vërtetë për t’u harruar për kampionin 38-vjeçar kenian, i cili në janar u pezullua nga Njësia e Integritetit të Atletikës së Lehtë, që e dënoi për dy akuza: e para për shkeljen e rregullores për njoftimin e vendndodhjes dhe e dyta, ndoshta më serioze, për përpjekje për të manipuluar dokumentacionin antidoping.

Kipsang shënoi rekordin botëror me 2 orë, 3 minuta 23 sekonda gjatë Maratonës së Berlinit, në vitin 2013, një rekord që mbeti për një vit, derisa bashkatdhetari i tij, Dennis Kimetto, e theu me kohën 2:02:57. Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, e uli kohën në 2:01:39 në Maratonën e Berlinit të vitit 2018./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco