Casemiro: Është koha të fitojmë kundër Covid-19, jo Championsin

Casemiro: Është koha të fitojmë kundër Covid-19, jo Championsin

21:34, 03/04/2020

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro nuk po shqetësohet për futbollin.

Ylli brazilian i futbollit, ka dhënë disa komente lidhur me situatën kaotike në botë për shkak të koronavirusit.

Casemiro thekson se nuk duhet shqetësuar për fituesit e La Liga, Ligës së Kampionëve, por duhet fituar ndaj koronavirusit.

“Sigurisht, ne duam të fitojmë La Liga dhe Ligën e Kampionëve, por tani nuk është koha të mendojmë për këtë”, ka thënë Casemiro.

“Tani, ne duam të fitojmë këtë luftë kundër koronavirusit. Këto janë momente të vështira dhe të komplikuara”, shtoi mesfushori.

“Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, që është të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndihmojmë në ndjekjen e rregullave”, shtoi ndër të tjerash braziliani.

La Liga vazhdon të jetë e pezulluar deri në vendimin e ardhshëm të autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco